"Premium Clinic"
Marrëveshje me Universitetin e Mjekësisë, Tiranë
Shërbime të bazuara në ekspertizë akademike...
Premium Clinic përfaqëson standardin e ri të ekselencës në kujdesin shëndetësor në Tiranë. E konceptuar si një klinikë moderne dhe inovative, ajo bashkon teknologjinë më të avancuar mjekësore me një filozofi shërbimi të fokusuar te pacienti. E pajisur me aparatura të gjeneratës së fundit dhe me një staf të përzgjedhur mjekë specialistë me eksperiencë të gjerë dhe formim të lartë profesional Premium Clinic ofron një gamë të plotë shërbimesh diagnostikuese dhe terapeutike, të dizajnuara për të garantuar kujdes të sigurt, efikas dhe të personalizuar. Në çdo hap, angazhimi ynë është që pacienti të marrë trajtimin më të mirë të mundshëm, në një ambient modern, të qetë dhe me standarde të larta profesionalizmi.
Misioni ynë
Në Premium Clinic ofrojmë shërbim të nivelit të lartë përmes teknologjisë moderne dhe ekspertizës së mjekëve tanë më të mire për rezultate të sigurta dhe të besueshme.
Pse të Zgjidhni Premium Clinic
Shërbimet tona
Kujdes për veshkat dhe sistemin urinar, diagnoza dhe trajtimi i sëmundjeve renale.
Procedura për mirëmbajtjen e bukurisë dhe rinovimin e lëkurës.
Diagnostikimi dhe trajtimi i sëmundjeve të zemrës dhe qarkullimit të gjakut.
Diagnostikim dhe trajtim i çrregullimeve hormonale dhe metabolike.
Vlerat që na udhëheqin tek "Premium Clinic"
Çdo gjë që bëjmë bazohet në parime të forta që sigurojnë cilësi, besim dhe inovacion. Këto vlera përbëjnë themelin e shërbimit tonë dhe udhëheqin çdo aspekt të kujdesit që u ofrojmë pacientëve, duke garantuar standarde të larta dhe besim të plotë.
Ne e shohim çdo pacient si individ unik, duke përshtatur trajtimet dhe këshillat sipas nevojave të tij specifike.
Përdorim teknologjitë më të fundit dhe metodat moderne për të ofruar zgjidhje mjekësore më të avancuara dhe efikase.
Ndërtojmë marrëdhënie të qëndrueshme bazuar në besim, respekt dhe bashkëpunim me pacientët dhe partnerët tanë.
Nefrologji e specializuar nga
Prof. Asoc. Marsida Duli
Pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë dhe nefrologe pranë QSUT, Prof. Asc. Marsida Duli sjell ekspertizën e saj të lartë në diagnostikimin dhe trajtimin e një game të gjerë sëmundjesh renale. Tek Premium Clinic ofrojmë shërbim të specializuar
Premium Clinic
Shërbimi më i mirë për ju!
Ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh mjekësore të avancuara, të mbuluara nga 21 specialitete të ndryshme, me mjekë të kualifikuar që garantojnë kujdesin më të mirë për çdo pacient.

Nefrologji
Diagnostikim dhe trajtim i sëmundjeve të veshkave dhe çrregullimeve urinare.

Dermatologji
Trajtim i problemeve të lëkurës, flokëve dhe thonjve.

Kardiologji
Diagnostikimi dhe trajtimi i sëmundjeve të zemrës dhe qarkullimit të gjakut.

Endokrinologji
Diagnostikim dhe trajtim i çrregullimeve hormonale dhe metabolike.

Alergologji
Testime dhe trajtime për alergjitë dhe reaksionet imunitare.

Pneumologji
Kujdes për mushkëritë dhe traktin respirator.

Mjeku i punës
Kujdes për shëndetin e punonjësve dhe sigurinë e biznesit

Laborator
Ofrojmë një gamë të plotë analizash laboratorike